venerdì 25 maggio 2012

Apolytikion

0 Ti çë me të thellë urtësi për njerëzit gjith kjish zotëron, e nga njeriu i jep atë çë i vlen, o i vetmi Stisor, prëj, o i Madh’in’Zot, shpirtërat e shërbëtorevet t’atë; se tek Ti vun ata shpresën e’tireve, tek Ti Beresi e Krijuesi e Perëndia jine.

Lëvdi past...

Bashk me Sheitërat prëj, o Krisht , shpirtërat e shërbëtorëvet t’atë, te ku ng’isht helm, jo lip, jo psherëtim, po gjellë e pasosme.

Nani.....

Tij për mburonjë e pështrim na kemi, e fìala jote isht e priturë mirë nga Perëndia çë ngak Ti leu, o Mëma e Perëndis e pa nusërte, shpëtimi i të besmëvet.
Bashkë me Shpirtrat , të drejtë e të mbaruamë , prëj Shpirtrat e sherbëtorëvet t’atë , o Shelbues, e ruaj ata te jeta e lume ç’isht pranë teje,tu çë do mirë njerëzin.


Te prëhia jote, o Zot , teku gjithë Shejtrat t’atë prëhen , prëj Ti edhe shpirtrat e shërbëtorëvet t’atë, se Ti vetëm je i pavdekëshim..

Lëvdi ...

Ti je Perëndia jinë çë u sdripe te Pisa , e çë sglidhe dhëmbimet e te lidhurvet , prëj ti edhe shpirtrat e shërbëtorvet t’atë ,o Shelbues.

Nani …

E vetmia e kulluame dhe e pangar Virgjëireshë , çë Perëndin paj të Shpirtit Shejt linde, ndërmjetò sa të shpëtonen shpirtrat e shërbëtorëvet t’atë.

Prif. Kijna lipisi,o i Madh’in’Zot, paj te madhes lipisis s’ate , na parkalesiëm ,Ti gjegjëna e kijna lipisi.

Lipisi, o i Madh’in’Zot.

Edhe të parkalesiëm për të lumen kujtesë dhe të përjetëshmen prëhie të gjithë të ndëjemëvet të krështerë orthodhoxë : Rregjëra , të parë Patriarkëra, Jerarhë, Priftra,Joerokallogjerë, Diakrë, Jerodiakrë, Kallogjerë e Kallogjëresha, Atëra, Propatorë,Gjishëra e Shtërgjishëra çë nga të parët njera te të sprasmitë e sa t’i ndëjenen atireve gjithë ftesat të bëma tue dashur pa dashur .Sa i Madh’in’Zot , Perëndia jinë….. Lipisi, o i Madh’in’Zot.


Sa i Madh’in’Zot, Perëndia jinë , t’i japënjë vent shpirtravet të atire teku prëhen të drejtitë. Lipisine t’in’Zoti , Rregjërin e kjielliavet e ndëjesën e mëkatëvet t’tire nga Krishti , i pavdekshmi Rrekj e Perëndia jinë , lipëmia.

Pop. Gjegjëna, o i Madh’in’ Zotë.

Prif. Parkalesiëm t’ën’Zonë.

Pop. Lipisi, o i Madh’in’Zot.

Prif. 0 Perëndi i shpirtravet e i gjithë kurmëvet , çë shkele mortien e munde e shtipe diallin e i dhe gjellë jetës s’ate , ti ,o i Madh’in’Zot , jip prëhie shpirëtravet e të ndëjemëvet shërbëtorë t’atë (...) në vent të dritës , në vent të gëzimit , në vent të dhrosis , teku ngë isht dhëmbim , lipë e pshertim.

Çëdo mëkatë çë ata kanë bërë me të fola , me të bëma , e me tru , ti çë je i mirë , o Perëndì e çë do mirë gjithënjeri , ndëjeja . Se ngë isht njeri çë rron te jeta e ngë mëkatron , se ti vetëm je i pamëkatë : drejtësia jote isht drejtësi për gjithëmonë e fila jote isht e vërteta.

Se Ti ja ngjallia, gjella e prëhia e të ndëjemëvet shërbëtorë t’atë ( ... ) o Krisht Perëndia jinë e na të jepiëm lëvdi tij bashkë me Atin t’ënt të pazënë fill e bashkë me gjithë shejtin e të mirë e gjellëdhënës Shpirtin t’ënt nani e për gjithëmonë e për jetë të jetëvet.

Amin.

Jipi prëhien, o Zot, shpirtëravet të të vdekurvet të krështerë orthodhoxë, në vent shejt e në horë të të drejtevët , prit ata shpirtra ,o Shelbues, e jipi prëhie .
Te dita e gjithë të vdekurëvet

 Prift. Dituri !

Pop.Bekona o Zot .

Prif. Ju bekoftë Krishti ,Perëndia jine i vërtetë, nani e për gjithëmonë për jetë të jetëvet. Amin

Prift. Lëvdi tij ,o Perëndia jinë ,lëvdi tij .

Zoti Krisht.Perëndia jinë i vërtetë , i ngjalluri së vdekurish, paj të Povirgjërës e Shën Mëri e dëlirë Mëma e’tij e paj të Apostojvet të lëvduar e embërshkëlkjierë e të Atëravet t’anë të ndershmë e theoforë , vufshit në vend të të drejtëvet edhe shpirtërat e shërbëtorëve t’tij çë ngak na u ndajtën tue ndërruar jetë . I dhëfshit prëhie në gjitë Abramit , i nëmërofeshit ndër të drejtitë e neve na paçit lipisi si i mirë e çë njeriun do mirë.

Pop. Amin

Prif. I përjètëshëm klòft kujtimi i tij ( 3 herë).


























































Nessun commento:

Posta un commento