sabato 18 maggio 2013

                                     DIELLIA E PENTEKOSTES 




                                                     VESPRO ESPERINOS

z.i 1. Na kremtojëm të pesëdhietëtën ditë e të jardhurit e Shpirtit e herën e të taksurës e mbarimin e shpresës. Andai duam të ngrëjëm zërin e të të thomi: o i Bëresi i gjithësìs, o Zot, paçe lëvdì.
Me gluhë të huaja, o Zoti Krisht, Ti përtërijte dsënësit t’atë, sa me atò të ligjërojën Tij, Fialë të pavdekshme e Perëndì çë dhuròn shpirtravet t’anë të madhe lipisì.
Gjithkjish dhuròn Shpirti i Shejt: buròn profetsì, mbaròn priftërì, mësòn urtësì të padijturëvet , bë të dishëmë pishkëtarët te të folit perëndisht , ndërton gjithë ligjën e Klishës . O i Shpirt përgëzor çë ke të njëjt të klënit ; të njëjt thronin me Atin e me Birin , paçe lëvdì!

Z.i 2.
Na pran dritën e vërtetë, na muartim Shpirtin ‘n së kjìellit,na gjetëm besën e vërtetë tue u falur përmist Trinìs së pandarshme, se këjo neve na shëlboi.
Te Profetrat na dëftove dhromin e shëndeties e te apostojit shkëlkjeu, o shpëtuesi jinë, Dhurata e Shpirtit t’ënt. Ti je Perëndì çë më para, Ti edhè pas këtire e mot e monë Ti je Perëndia jinë.
Te shpia jote dua të nder tij çë je Shpëtuesi i jetës, e mbë glunjë dua t’i falem pushteties t’ënde të pamundurë. Mbrëmanet e manatnet e për mesditë e te çëdo’ herë dua të bekonj Tij,o Zot.
Te shpia jote, o Zot na të besmë ujëm glurin e shpirtit edhe’ të kurmit e nderiëm Tij,At i pa zënë fill, Bir bashkë i pa-fillim, Shpirt gjithë i shejt bashkë i përhérshëm, çë ndrit e shejtëron shpirtrat t’anë.
Duam të përmendiëm e të këndojëm Trinìn Shejt gjithë të klëni Atin, Birin me Shpirtin Shejt: pse kështù e ligjëruan të gjithë profetrat edhé Apostojit bashkë me Deshmorët.

levdì … nanì…

z. i 8. Ejani, o popuj, se përmist duam t’i falemi Perëndìs ndë tre Vetë, të Birit tek i Jati me Shpirtin Shejt.

Përsé pa mota Ati pati Birin bashkë të pasosëm, bashkë te throni; e Shpirti i Shejt ishë te Ati i lëvduam me Birin: një fukjia, një të klënët, Hjynìa, të çilës po i falemi të gjithë tue thënë: i shejt Perëndia çë bë gjithkjish me Birin ndë virtutë të Shpirtit Shejt; i shejt i fukjishëm me të çilin njohëm Atin, o Shpirti i Shejt jerdhi në jetë; i shejt i pavdekëshim, Shpirt përgëzor, çë vien nga Ati e prëhet te Biri. O Trinì Shejte, paçe lëvdì.

Profetsìt Piesë nga “Numeret” XI, 16…Tha in ‘Zot Moiseut: mbëjidhëmë shtatëdhiëtë burra nga Plekjë e popullit, të njohurë ngah Ti si Plekjë të popullit e mieshtrë e kjélli te tenda e deshmìs.E do t’rrin atié bashkë me tij njera çë u sdripem e flas me tij, sa të marr nga shpirti i jit e të ja jap atireve, sa të ndajën me tij barrën e popullit e mos t’jeshë i vetëmi t’e kjellshë. E mbëjodhi Moiseu shtatëdhietë burra nga Plekjtë e popullit e mënd’e u ujën rreth e rrotull Tendës. E u sdrip in’Zot brënda njëi mjekuhie e foli Moiseut e posa çë mori nga shpirti i tij, ja ndajti shtatëdhiet burravet Plekjë. E si kle Shpirti mbi ata zun të profetojën te tendët e fushimit e ngë e sosën më.
E kishën klënë lënë te tendët di burra njerit i thëshëjën Eldad e jetrit Modad e u sdrip edhé mbi ata Shpirti.
E këta ishën nga ata çë kishën klënë shkruar, po ngë kishën ardhr te Tenda. Si profetojën në fushim, jerdhi te Moiseu një dialosh e i lajmëroi e i tha: Eldad e Modad profetojën në fushim. E Josueu i Navit shërbëtuar i Moiseut ndër shumë të t’jerë, tha: Mosé, Zoti i jim, mos i le të profetojën. Po Moiseu ju përgjekjë: T’ishë profet gjithë populli i t’in’Zoti! I dhaft in’Zot Shpirtin atireve!

Piesë nga Joéli II, 23…
Këtò thot in’Zot: ju bij të Sionit, bëni haré. Gërzonij tek in’Zot Perëndia i jij, përçë ju dha juve gjëra si ë dëréjt. Ka t’bienjë shiu I parë si edhé I sprasmi, si më para.
E lëmet do t’mbëlonen me drithë e linonjtë do t’burojën me verë e me vaj e U do t’ju shpaguanj për vietrat çë ju hëngrën gjithkjish karkalétstë, dhemizat , kaçikërrat, krimbat e ushtria e madhe çë ju dërgova e do t’hani e do t’tsitij e do t’lëvdoni embrin e t’inë Zoti Perëndia i jij, çë bëri me ju famasmë e ngë do t’turpëronet për mot monë populli jim.
E ka t’dini se në mes t’Israelit U jam Zoti Perëndia i jij e ngë ka t’jerë veç Meje e ngë ka të turpëronet më populli i jim. E ka t’streksënjë se pas këtireve do t’shprish nga Shpirti i jim mbi çëdò njerì e bijët t’atë e bijat t’ote ka t’profetojën e plekjtë t’aj ka ndërrijën ëndërra e djelmotrat t’aj ka t’shohiën pamie.
E edhé mbi shërbëtorët e shërbëtoret t’ime do t’shprish Shpirtin t’im tek ato ditë e ka t’profetojën.
E lart te kjielliat do t’bënj çudhì e shengje posht mbi dhet, gjak e ziarr e shtille kamnoi. Dielli ka t’ndërronet në errësirë e hënza në gjak më para se të vinjë dita e t’in’Zoti e madhe dhe e tmerrshme. Po ka t’streksënjë se kush të thërresënjë émbrin e t’in’Zoti, ka të shpëtonet.

Piesë nga Ezekjieli XXXVII,21…
Këto thot in’Zot: do t’ju marr nga kombet e do t’ju mbëjeth nga gjithë anët e do t’ju kjeh te dheu i jij.
Ka t’ju stërpik me ujë të pastër e ka t’ju pastronjë nga gjithë ndohtësìt t’uaja e nga gjithë idhujit t’aj e ka t’ju dëlir. E ka t’ju jap një zëmërë e re, e një shpirt i ri do t’ju jap juve. E ka t’ndsier atë zëmërë guri nga kurmi jij e ka t’ju vë zëmërë mishi.
E do t’ju jap Shpirtin t’im e do t’bënj sa ju të jitsëni si duan të dërejtat t’ime e të ruani gjikimet t’imë e t’i bëni.E ju do t’rroni te dheu çë U idhash atëravet t’aj e ka t’më jini ju populli jim e U ka t’jem Perëndia i jij.

apostiha
z. i 6.O i madh’in’Zot, gjindarët ngë njihiën fukjìn e Shpirtit Shejt çë kishë jardhur mbi Apostojit; ata menduan se këta flisiën shumë gluhë se ishën të dejmë. Po na çë jemi mfortsuar nga atà pa pushim kështù po thomi: Shpirtin t’ënt të Shejt mos ndsirrna, Të lutemi, o i dashamirë i njerëzëvet.
Ms.L. Më bën, o Perëndì, një zëmërë të dëlirë ndë mua e Shpirt të dërejt më përtërij brënda mua.
O Zot, të sdripurit e shpirtit Shejt mbi Apostojit i bëri të flisiën shumë gluhë. Andai këjo famasmë kle marrë për të dejtur nga të pabesmit. Bën-na të mirë, o Zot, të na shkëlkjenjë neve Shpirti i shejt, të lutemi, o njerìdashës.
Ms. L. Mos më përzëj nga fakjia jote e mos më hilkjë meje shpirtin t’ënt të shejt.
Rregji i kjielliës çë na përgëzon, Shpirti i së Vërteties çë je gjithasajtën, e çë mbush gjithkjish janë, Vistari i të miravet çë gjellë dhuròn, eja e rri me ne e pastrona nga çëdò mëkatë e ruana, i Mirëth, shpirtrat t’anë.
Lëvdì … nan…Te ditët të motçme gluhët u përziejtën për gudsimin e atireve çë stisiën pirgun. Gluhët nanì të ndrishme ndritën mendiet për të njohur e lëvduar t’ënë Zonë. Ahierna Perëndia mundoi të pabesmitë për mëkatën e ‘tire. Këtu’ Krishti ndrit pishkëtarët me Shpirtin Shejt. Atëherë ngatrresa e gluhëvet kle për mundìm, nanì bashkimi i zërevet përtërihet për shëndetën e shpirtravet t’anë.

Apolitikjii
Bekuar je, o Krisht Perëndia jinë, ti çë të dishëmë pishkëtarët dëftove, tue dërguar mbi atà Shpirtin Shejt, e me atà gjithë jetën zure në rrietë, Ti çë do mirë njerëzit, lëvdì Tij.

Evlojitòs i Hristè o Theòs imòn, o pansòfus tus aliìs anadhìksas, katapémpsas aftìs to Pnévma to àjion, kje dhi’aftòn tin ikuménin sajinévsas, filànthrope, dhòksa Si.

Nessun commento:

Posta un commento