sabato 28 giugno 2014




                                                   29 Korikut 2014
                    Mbretesoria per kujtimi i S.Pietrin e Palin, 


Stihjrà


Zë.i 2. Me çë kurorë lëvdìsh do t’kurorëzojëm Pjetrin e Palin, të ndajtur në kurm, po të bashkuarë në shpirt, kryetarë e Ligjëronjësëvet të Perëndìshëm, njerin çë ë i Pari i Apostojvet, Jetrin çë më shumë se tjerët shërbeu. Ata, vërteta, dha i ka kurorëzuar si nget Krishti me dhiadheme lëvdije të pasosme, Krishti Perëndia ynë, çë ka të madhe lipisì.
Me çilët këndime të bukur mëndë të hymnojëm Pietrin e Palin? Ata janë krahët të njohjes e Perëndìs  çë fluturuan gjithë angonët e jetës e çë u lartësuan njera në qiell; duartë e Vangjellit të hirit;  këmbët e të vërtetës e të ligjiruarit; lumet e diejës; krahët e krykjies, pr’anë të çilëvet Krishti shtipi madhështìn e djejvet, Aì çë ka lipisì e madhe.
Me të çilat kënka shpirtullore ka t’lëvdojëm Pietrin e Palin?

Majët e të dreruashmes shpatë të Shpirtit çë vrasjën atheismin pa grisur, stolìt madhështore të Rromës, gëzimet e gjithë jetës;

 Drasat të menëçme e Dhjatës së re shkruar nga Perëndia, çë klen  ligjëruar në Sion nga Krishti i Madhi Lipisjar.

Lëvdì….zëri i 4.

Me tri pyejtje: Pietër, më do mirë ti? Krishti ndreqi mohimin të trihèrshëm të Pietrit. Prandai Simoni Atij çë njeh të fshehtitë mori e i tha: O i Madh’yn’Zot, ti njeh gjithëqish, ti ndëlgon gjithkjish. ti di se u të dua mirë. E për këtë Atij Shpëtuesi ju përgjegjë: Kullot delet time, kuloot grigjen time të sgledhurë, kullot kaciqët timë çë u bleva me gjakun tim sa t’i shpëtoja. O Apostull, i lumëruar nga Perëndia, lutju Atij sa të na ket të madhe lipisì.








Nanì…
Profiti Davidhi çë paj tënd u bë gjyshi i Perëndis, çë më para këndoi  me melodhi madhërit çë u bën tek ti: rri mbretëresha tek e drejta jote. Tij Perëndia të dëftoi si Mëma e gjellës  se deshi të bënej njeri pa at ngak ti, sa të përtërij me vuajtje fytyrën e tij të prishur nga epshet e të sillëj prindit delen e gjëndur nëpër malevet tue e ngarkuar mbi krahët e t’e bashkoj me Fuqit e qiellit e kështu të shpëtoj, Mëma e Perëndis, jetën, tue pasur Krishti të mëdha e të pasura lipisi.

Pjesë nga e Para Letër e Shën Pjetrit 1,3-9.
Bekuar Perëndia e Atii t’yn’Zoti Jisu Krishtit, i çili tek e madhia lipisì e tij, pr’anë të të Ngjallurit e Jisu’ Krishtit së vdekurish, na bëri të leheshëm te një shpresë e gjallë njëi trazhgimi i paprishëm, i pa-ngjollë, i pandërruashëm, ngrëjtur te qiellja për ju, çë pr’anë të besës jini ruajtur me fuqin e Perëndìs, për shpëtimin çë ka të dëftonet tek e sprasmja kohë.
Mbë këtë do t’gëzonij, megjithëse nanì do t’jini të lipismë për ngarie të mëdhà, sa provimi i besës t’jet shumë më e çmuame se ari, provonet me zjarr, të dëftonet i mirë të jet i kënduar, i lëvduar e i nderuar te sbulesa e Jisu Krishtit, të òilin ju pa njohur doni mirë, tek i çili tue pasur besë,pa par, do t’gëzonij me harè të parrëfieshme dhe të lëvduashme, tue pasur si mbarìm të besës t’ëj, shpëtimin e shpirtravet.

Piesë nga e Para Litrë e Shën Pietrit I, 13-19.

Andai rrethoni meset e mendies t’ëj, klofshit të esëlltë, paçit një shpresë e tërë mbi Dhuratën òë do t’ju jipet me sbulesën e Iisu’ Krishtit.
Si bij të të gjegjurit, mos veni prapa dishirimevet çë kishët më para kur ishët të paditurë, po ètsëniprapa Shejtit çë ju thërriti e ju vetë do të jini të shejtë te gjithë të siellurit t’aj, përçë ë shkruar: Klofshitshejtëra,përòë U jam i Shejti. E në ju thërrini at atë çë gjikòn, pa marrë anë njeriu, pas të bërit e nga-njeriu, rroni kjëroin e gjellës t’ëj me trëmbësirën e t’in’Zoti, tue dijtur se ngë klet shpërbler nga gjella e kotë – e si e patët lënë nga prindrat –me çmim çë prishët ‘rrgjëndi a ari, po me të paçëmuashmin Gjak të Krishtit, të Kjenkjit të pafaishëm e të papërliem.

Piesë nga e dijta litrë e Shën Pietrit II, 11-24.

Të dashur, ju lutem të sillij mbi dhet si të huaj e çë jini e shkoni; të rrini largu nga dishirimet e mishit çë luftojën kundra shpirtit. Paçit një sjellie e mirë në mes të pabesmëvet, sa, ndonse ju shpifiën si kekjëbërësë, të vën rè vepravet të mira çë ju bëni, t’i japiën lëvdì t’in’Zoti kur të vinjë. Të ujij kujdò parësie njerëzish të jet rregji çë ë sipër gjithëve, të jenë krietarët òë janë urdhuruar nga Aì të mundojën kekjëbëresit e të lëvdojën ata çë bëjën të mirën.
Se ki isht vullimi i t’in’zoti: sa ata çë bëjën të mirën të mbillëni gojën padijturìs e njerëzëvet të lënë. E si të lirë, mos t’i shërbenij lirìs sa të pështroni të kekjien, po si shërbëtorë të Perëndìs.
Bëni nder gjithëve, të duani mirë vëllezëritë, t’i trëmbij t’in’Zoti, të nderni rregjin.
Ju shërbëtorë, ujëni kriet të zotravet t’aj, jo vetëm të mirëvet e të butëvet, po edhè të shtrëmbërvet. Ki ë një shërbes çë pëlkjèn: një të duronjë hjidhërime paj t’in’Zoti, tue vajtur padrejtësisht.
Se çë farë lëvdì isht të durosh kur je rrahur për faj?
Prandai klet thritur, pse edhè Krishti vuajti për ne tue na lënë shembërë sa t’vejëm prapa gjurmëvet e ‘tij. “Aì ngë ka bër mëkatë; ngë u gjënd gënjim te goja e ‘Tij”.
I shajtur ngë përgjegjej me të shara ; duroj , po ngë kjërtoj ; lëhej te dora e Atij çë gjikon dëréjt .
Aì kjelli mëkatët t’ona te Kurmi i ‘Tij mbi drurin , sa na të vdisiëm mëkatëvet e të rrojëm me dërejtësì .
   apostiha  

Z.i 1.
Kush mëndë të rrëfienjë , o i lëvduashëm Apostull Pal , sa vuajte si kleve kjellur lidhur ? Kush mëndë të thet koposet , të lodhëtitë , të sbiérrit gjum, të lodhëtitë , të sbiérrit gjum , të vuajturit uriet dhe etiet , tëtimtë e të dçeshurit , shportën , shkupinjtë , gurët , të udhëtuarit , të humburit?
Ti kleve një pamie e famasëshme për Engjëjitë e për njerëzitë . Gjithkjish Ti durove me fukjìn e Krishtit çë të mfortsoj sa t’i fitoje Atij , Isuthit , të zotit t’ënt jetën .

Ms. 19. Te gjithe jeta dolli zëri i ‘tire ; te gjithë anët e Botës fialët e ‘tire .
Andai të lutemi , na çë të bëjëm haidhi kujtimit t’ënt ; të parkalésësh pa pushim sa të shpirtrat t’anë .
Kush mëndë të rrëfienjë , o i lëvduashim Apostull Pal , të lidhurit në kjitetet? Kush mëndë të thet luftimet e koposet çë riejte për Vangjejin e Krishtit sa të fitoje gjithënjerì e t’i falie Klishën Krishtit? 
Parkalés Ti sa Këjo’ të ruanjë njera tek e sprasmia frimë mësimin t’ënt të bukur , o Pal Apostull e Mjeshtër i Klishëvet .
Kjielliat rrëfiejën lëvdì e Perëndìs ; të bëmat e duarëvet të ‘Tij lajmëron Dheu .Ms.18 .

Dritarët të mëdhenjë të Klishës estrin e Palin na sot madhërojëm .
Ata shkëlkjìen më shumë se dielli te hapësira e besës e kombet me rrëmpat e ligjëratës s’tire u pruarën nga padituria. Njeri , i gozhduar te Krikjia , mori dhromin për kjielliën kur pati nga Krishti vet kliçët e rregjërìs . Jetri , si pati prer kriet nga shpata , hiri si i ngisëj në lëvdì të Shpëtonjësit .
Të di kjërtuan Israelin se ngrëjtën duart e ‘tire paligjësisht kundra t’in’Zoti Vet. Andai për parkalesìt e ‘tire, o Krisht Perëndia jinë, muj ata çë na kundrështojën e mfortsò besën t’ënë orthodhokse, pse Ti na do mirë.
Levdì …    z; i 6

Sot dita e kremtie gazmore i shkëlkjén gjithë jetës. Kujtimi i lëvduashëm i të urtëvet Apostoj e Korifé Pietri e Pali. Andai Rroma bën haré. Edhé na me kënka e lëvdì le t’kremtojëm, o vëllezër këtë ditë e madhe e thomi: Na të falemi, o Pietër Apostull, Mik i ngusht i Mieshtrit t’ënt, Perëndia jinë. T’falemi, o Pal, shum’i dashuri Ligjëronjës i besës e mësonjësi i gjithë jetës. O ju të di, posa jini gjegjurë, lutij Krishtit Perëndì sa të shpëtonjë shpirtrat t’anë.

nanì … v.f. 64

apolitikjii

O parathronësitë e Apostojvet, e Mësonjësë të gjithë jetës, lutij ju të Madhit Zot të të gjithëve sa t’i dhuronjë pakjien jetës e shpirtravet t’anë të madhen lipisì.

kondakji: Ligjëronjësitë të pagabueshmë e të frimëzuarë nga in’Zot, të Parët e Apostojvet, o Zot, ti ke pritur në trazhgim të të miravet t’ote e në prëhie, pse mundiemet e mortia e ‘tire  të kanë pëlkjìer më mirë se çëdò dhuretì, o Ti i vetëm çë njeh të brënëtitë e zëmbravet.
 

Nessun commento:

Posta un commento