domenica 24 maggio 2015

SHËRBESA E MBRËMJES  TË  SHPIRTIT SHEJT


Zëri i 4.
    Sot gjithë kombet në qytetë të Davidhit pan famasmë kur Shpirti i Shejt u sdryp si gluhë zjarri, si na rrëfyen i frymëzuari Lukë. Ai tha: si ishën mbëjedhurë xënësit e Krishtit, jerdhi njëiherie një zërë si njëi érje e fortë çë fryj e mbëloi gjithë shpin ku ata rrijën ujurë e gjithë zun të flisjën me fjalë të huaja, me dhogmë të huajë, me mësime të huajë mbi shejten Trini.

Salmo 116
Enìte ton Kìrion pànda ta èthni, epenésate aftòn, pàndes i laì.

    Shpirti i Shejt ish përherë, isht e ka t’jet, pa fillim, pa të sosur, po gjithëmonë me Atin e me Birin i vun bashkë e baskë i nëmëruar: gjella e gjellëdhënës, drita e çë dritën buròn, Aì vet i mirë e krua mirësije; pr’anë të çilit Ati ë njohur e Biri ë lëvduar e nga gjithë ë njohur pushtetja e njëshme, bashkim i njëshëm, përmisësia e njëshëme e Trinìs s’shejte.
Óti ekrateòthi to èleos aftù ef’imàs, ke i alìthia tu Kirìu mèni is ton eòna.
    
    Shpirti i Shejt, dritë e gjellë, burim i gjallë i mençëm, Shpirt dieje, Shpirt urtësje: i mirë, i dëréjt; i mençëm, udhëheqës, çë pastron mëkatët; Hjynì dhe hjynues, zjarr çë vien nga zjarri, çë flet, çë vepron, çë shprish harismët; pr’anë të tij gjithë Profetrat e Apostojit e Perëndìs bashkë me Deshmorët patën kurorën. Nduhtë të reja, pamje të pazakonshme, zjarr çë ndahet sa të dhuronjë harismët!
Levdì… nanì…Zri i 6
   Rregji i qielljës çë na përgëzon, Shpirti i së vërtetjes çë je gjithasajtën e çë gjithqishë mbëlon, vistari i të miravet çë gjellë dhuron, eja e rri me ne: pastrona nga çëdò mëkatë e ruana, o i Mirëth, shpirtrat tanë. 

   Tis Theòs mégas, os o Theòs imòn. Si i o Theòs, o piòn thavmàsia mònos.
    Çili Perëndì isht i mathë si Perëndia jinë? Ti je aì çë bën famasmë, i Vetëmi.
       Bëre të njihej në mes të popujvet fuqia jote.
E thash: nanì zura të ndëlgoja: këta isht të ndërruarit e të dërejtes e të Lartit.
Kujtova veprat të t’yn’Zoti; pse ka të kujtonj  çë nga të zënit fill famasmët e tote.
Sac. Prapë e përsëri, tue u vënë mbë glunjë, parkalesjëm tën’Zon.
Coro Lipisi, o i Madh’yn’Zot.

E PARA PARKALESI

Sac. I dëlir, i papërlyem, i pa-zënë fill, i pa-parshëm, i pa-ndëlguashëm, i pa-gjëndshëm, i pa-ndërruashëm, i papërsh-krushëm, i pa-maturshëm, çë duròn të keqen Zot, i vetëmi çë ka pavdekjen, çë rri në dritë të pakjasurshme; ti çë bëre qielljën e dheun dhe dejtin e gjithë çëdò kle krijuar ndër ata; ti çë fal çëdò të lipjën më para se të t’luten; të lutemi e të parkalesiëm Tij, o Zot njerìdashës, të Jatin e t’yn’Zoti Perëndì e Shpëtuesi i ynë Jisù Krishti, i çili për ne njerëzë e për shëndetën t’ënë u sdryp nga qiellja e mori mishë paj të Shpirtit Shejt e të Mërìs povirgjëra, e lëvduashmja Mëma e t’yn’Zoti; i çili, më para tue mësuar me të fola e pastaj tue na dëftuar me të bëma, kur duroi vuajtiet shpëtimtare, na dha shembërë neve të mjerë të mëkatruamë e të pavëjéfshmë shërbëtorë tatë çë të faljëm lutje, tue ujur qafën e glunjët, për mëkatët tona e për ato të padijtura e popullit.
     Prandai ti, o Zot shum i lipisiar e dashamirë, gjegjëna neve çë në çëdò ditë priremi tek ti, e sidomos te këjo ditë e Pendekostes tek e çila ditë pas çë Jisù Krishti Zoti, u ngjip në qìell, dhe u uj te ana e dërejtë e të Jatit Perëndì, dërgo mbi shejtit Apostoj e xënësë të tij Shpirtin Shejt; i çili edhe u sdryp mbi çë njérin e i mbushi të gjithë me të pambrazëshim Hir i  tij e folën ata me gluhë të ndrishme mbi madhërìt tote e profetuan.
  Nanì neve çë të lutemi gjegjëna e kujtona neve të mjerë e të dënuamë e prirë robërìn e shpirtravet tanë,  tue pasur dhëmbëshurit tote çë luten për ne. Pritna mirë neve çë të biem te këmbët e të thërresjëm tue thënë: mëkatruam!
    Tek ti jemi hjidhurë nga prëhri,  nga gjiri i Mëmës sënë. Perëndia ynë je ti.; po, porsanith kemi shkuar ditët tona në kotësira, u shveshëm nga ndihma jote e na lipset çëdò mbrojtje. Tue pasur besë te dhënbëshurit tote, na tij të thërresjëm: mëkatët e djalërìs tënë e të padjiturat mos kujtò. Pastrona neve nga të fshehurat tona.       Mos na përzé nanì çë jemi në qëro pleqërije; nanì çë na lan fuqìt, mos na le ti;më para se të priremi përsërì te bota, bëjna të mirë të priremi tek ti e vërna ‘re me mirëdashje e me hir. Paligjësìt tona mati me lipisìt tote e mëkatët ona humbi te honi i mëshirit tënt.
Prej lartësit të shejtit tënt, o i Madhi yn’Zot, prir siun tënt mbi popullin çë ke këtu reth e çë rri e pret burìn e lipisìs t’ënde.
    Ruajna me ëmbëlsirën tënde; lirona nga pushteti i të mallkuamit; ruaj gjellën tënë me të shejtet ligjë tote. Vër mbi popullin t’ënt një Engjëll besnik t’e ruanjë; gjithë ne pran na mbëjeth te rregjëria jote; fal ndëjésë atyreve çë shpresojën tek ti; ndëjéj atyreve e edhe neve fajet; pastrona me energjin e Shpirtit tënt; shkatërrò gënjimet e armikut kundra nesh.

Nessun commento:

Posta un commento